Home LAJME Vdes një 41 vjeçar në Romajë të Hasit, u godit nga rryma duke peshkuar me gjenerator elektrik

Vdes një 41 vjeçar në Romajë të Hasit, u godit nga rryma duke peshkuar me gjenerator elektrik

0
Vdes një 41 vjeçar në Romajë të Hasit, u godit nga rryma duke peshkuar me gjenerator elektrik

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga rryma elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Viktima ( F.S.1983) me lëndime të rënda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë.

Me gjithë përpjekjet, njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje, dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Bytyqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here