Home LAJME Vdes në QKUK i lënduari në vendin e punës në Suharekë

Vdes në QKUK i lënduari në vendin e punës në Suharekë

0
Vdes në QKUK i lënduari në vendin e punës në Suharekë

Ka vdekur në QKUK personi i lënduar në vendin e punës në Suharekë më 18 qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se nga QKUK janë njoftuar se më 23 qershor i lënduari ka ndërruar jetë.

“Suharekë / 18.06.2025 – 12:15.  Me datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës me ç’rast është dërguar për tretman mjekësorë, ndërsa me datën 23.06.2025 është raportuar se i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here