LAJME

Vdekshmëri e lartë në spitalet COVID në Shqipëri

Vdekshmëri e lartë në spitalet COVID në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2022, 17:50

Pavarësisht se shtrimet ne spitalet COVID në Shqipëri janë relativisht të ulta dhe variojnë nga 130-150 pacientë, vdekjet mbeten të larta.

Sipas të dhënave të Minsitrisë së Shëndetësisë atje, gjatë një dite humbasin jetën 3% deri në 5% e pacientëve të shtruar.

Gjatë 28 ditëve të para të janarit kanë ndërruar jetë 111 pacientë si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Një shifër e lartë viktimash duke pasur parasysh shtrimet në spital, dhe faktin se mbi 95% e të infektuarve në vend janë me variantin Omicron.

Por mjekëve, shkaktar për këtë situatë është ardhja me vonesë në spital dhe sidomos trajtimi i gabuar në banesë për më shumë se 10 ditë.

Numrin më të lartë të të shtruarve në dy spitalet Covid e zënë pacientët nga Tirana, të cilët përbëjnë 32% të tyre.

Ndërkohë që referuar rasteve aktive, të hospitalizuarit përbëjnë vetëm 0.4% pasi Tirana ka mbi 10 mijë të infektuar aktivë dhe 40 të shtruar.

16.8% e pacientëve të shtruar janë nga Fieri, 9.6% nga Vlora dhe më pas renditet Durrësi me Elbasanin me të njëjtin numër të shtruarish që përbëjnë 8% të totalit të të shtruarve.

Më pak të shtruar në spital ka Dibra dhe Kukësi, por këto janë edhe dy qarqet që kanë më pak të infektuar aktivë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika