- Reklama -

Vdekja tragjike e punëtorit 18-vjeçar në Prizren, arrestohen gjashtë mbikëqyrës e punëtorë të dy kompanive

Para rreth një jave, një punëtor 18-vjeçar në Prizren, Astrit Krasniqi, humbi jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që pësoi në vendin e tij të punës. Viktima vdiq në QKUK, ku u dërgua për trajtim, por nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve. Lidhur me këtë rast, tashmë janë ndaluar gjashtë persona të dy kompanive, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast kanë bërë me dije se të dyshuarit janë mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese.

- Reklama -

“Njësiti i hetimeve rajonale Prizren ka arrestuar gjashtë të dyshuar, mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese H.K. (viti i lindjes 1968), C.K. (viti i lindjes 1969), S.K. (viti i lindjes 1965), N.G. (viti i lindjes 1990), D.K. (viti i lindjes 2003) dhe A.Th. (viti i lindjes 2005).

Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë.”

Gjashtë të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort