Pasditen e së shtunës, Jabllanica e Gjakovës u trondit me vdekjen e tre të miturve.Teksa qëndronin në një objekt të pabanueshëm, për fat të keq u shembe dhe mori jetët e tre fëmijëve.
Lidhur me këtë ngjarje të trisht, ka folur kujdestari i tre të ndjerëve. Ai u shpreh se në atë objekt kanë lozur çdo ditë nga 15 deri në 20 fëmijë, teksa shton se numri i të vdekurve ka mundur të jetë edhe më i madh.“Ata fëmijë kanë qenë nxënës të shkëlqyer, tre mund t’i quaj trëndafila në rritje, mirëpo ja që jeta ndonjëherë është e padrejtë.
Kjo ngjarje na ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë, na ka tronditur ky rast, gjë që është ende e pabesueshme për ne. Fëmijët kanë lozur çdo ditë në atë objekt të pabanueshëm, dhe sipas fjalëve të tyre aty kanë lozur 15 deri në 20 fëmijë, thuaja çdo ditë”, u shpreh kujdestari, transmeton KlanKosova.





