Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Isniq të Deçanit, ku humbi jetën i riu Elvis Osdautaj, pasi u rrokullis me kamion, derisa po zbriste nga mali për në qendër të qytetit, raporton Gazets Sinjali.
Plagët që i riu i pësoi ishin të rënda dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi. Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes pas raportimit të rastit ka dalë Policia, teksa familja e ka dërguar të ndjerin në spital, ku edhe u konstatua vdekja e tij.





