LAJME

Vdekja e Shpat Kasapit, Ambasada e Kosovës në Shkup ngushëllon familjen

Vdekja e Shpat Kasapit, Ambasada e Kosovës në Shkup ngushëllon familjen
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2025, 09:38

Në moshën 40-vjeçare ka vdekur këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi.

Sipas mediave atje, Shpat Kasapi ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit.

Ata kanë ngushëlluar familjen dhe gjithë miqtë e Shpat Kasapit.

“Me pikëllim pranuam lajmin për ndarje nga jeta të këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi. Ambasada transmeton ngushëllimet e thella familjarëve dhe miqve të shumtë të të ndjerit. Prehu në paqe Shpat!”, thuhet në ngushëllimin e Ambasadës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika