Zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke u zbatuar me sukses dhe vendosja e targave të përkohshme (stikersave) është duke u vazhduar me një dinamike të lartë.
Deri më tani Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Kosovës ka administruar mbi 17 mijë stikersa.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa“, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.