LAJME

Vazhdon testimi i shkathtësive fizike i kandidatëve për zyrtarë policorë

Vazhdon testimi i shkathtësive fizike i kandidatëve për zyrtarë policorë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2022, 17:39

Policia e Kosovës pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë, ka vazhduar me fazën e dytë të testimit të shkathtësive fizike i cili do të vazhdojë deri me datën 30.03.2022.

Testimet po mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.

Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika