Për shkak të shembjes së dheut dhe gurëve, mbrëmë është bllokuar për qarkullim rruga Prizren – Prevallë.
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga Prizren – Prevallë, lejohet kalimi vetëm në raste emergjente

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Sinjalin se momentalisht në këtë rrugë mund të kalojnë vetëm në raste emergjente.
“Është duke punuar ekipi për pastrimin e gurëve dhe dheut, si pasojë e shembjes masive. Aktualisht vetëm në raste emergjente mund të kalohet. Për rastet e tjera, rruga mbetet e mbyllur akoma”, tha Osmanollaj, duke shtuar se deri tani, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

