Për nismën e buxhetimit me pjesëmarrje gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja me banorët e fshatit Reçan, ku ata patën mundësi të propozojnë dhe të votojnë për projektin më të mirë të cilin do ta financojë Komuna e Prizrenit.
Banorët e Reçanit, propozuan projektet që duan t’i realizojnë në fshatin e tyre, e që Komuna do ta finalizoj njërin nga ta, pasi vet banorët të votojnë javën e ardhshme.
Pas Zhurit dhe lagjes Kurillë, fshati Reçan është në mesin e vendbanimeve të përzgjedhura nga Komuna si pjesë e kësaj nisme që po zbatohet për herë të parë nga Prizreni me përkrahjen e USAID Kontrata Sociale.