LAJME

Vazhdon operacioni për gjetjen e qytetarit që ra në lumin Buna

Vazhdon operacioni për gjetjen e qytetarit që ra në lumin Buna
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2023, 14:55

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në lumin Buna, për ta kërkuar dhe gjetur qytetarin që ra në këtë lum.

FSK ka bërë të ditur se aksioni po bëhet në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpetimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetejen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në një postim në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika