LAJME

Vazhdon numri i lartë i gjobave për antiCOVID

Vazhdon numri i lartë i gjobave për antiCOVID
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2021, 10:36

Në kohën kur Kosova ende është duke u përballur me rritje të larta të rasteve pozitive me COVID-19, masat antiCOVID po vazhdojnë të jenë në fuqi.

E po vazhdon edhe numri i lartë i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për masat antiCOVID.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 2 mijë e 520 tiketa ndaj qytetarëve të cilët kanë thyer rregullat për mbajtjen e maskave.

Ndërkohë në total që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë shqiptuar mbi 2oo mijë gjoba, ndërsa nga 30 gushti i këtij viti mbi 22 mijë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika