LAJME

Vazhdon me kujdes e pasion restaurimi në shtëpinë e familjes Sokoli në Prizren

Vazhdon me kujdes e pasion restaurimi në shtëpinë e familjes Sokoli në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2023, 21:21

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, po vazhdon të intervenoj në objektet trashëgimisë kulturore e historike në qytetin e Prizrenit.

Së fundmi QRTK në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, është duke  ri-konstruktuar çatinë, fasadën dhe trajtimin e strukturës së dyshemesë së meskateve në shtëpinë e familjes Sokoli në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

“Momente pune në shtëpinë e familjes Sokoli në rrugën Adem Jashari në Prizren, një pasuri e trashëgimisë që po mbrohet me përkushtim. Ç’do ditë është punuar me pasion për të ri konstruktuar çatinë, fasadën dhe trajtimin e strukturës së dyshemesë së meskateve.

Ky projekt është hartuar nga QRTK Prizren dhe është financuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa punonjësit profesionistë po ndjekin me kujdes çdo hap të restaurimit të kësaj ndërtese”, bënë të ditur QRTK në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika