Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë operacioni i kërkimit për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci, i cili është raportuar i zhdukur në fshatin Gorozhup të komunës së Prizrenit.
Në njoftim thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarët, do të jenë të angazhuara intensivisht në terren gjatë gjithë ditës.





