Policia e Kosovës njofton se vazhdon afati i konkursit të hapur për zyrtarë policorë.
Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se afati për paraqitjen e aplikacioneve vazhdohet edhe për 10 ditë duke filluar nga data 17 Nëntor 2021 deri me datë 26 Nëntor 2021, me qëllim të ofrimit të mundësisë edhe më të gjatë kohore për aplikim, si dhe t’u mundësohet aplikimi online në stacionet policore edhe kandidatëve të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet).





