LAJME

Vazhdon bllokimi i rrugëve në veri për të 13-ën ditë me radhë

Vazhdon bllokimi i rrugëve në veri për të 13-ën ditë me radhë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2022, 08:23

Për të 13-në ditë me radhë barrikadat vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në veri të vendit, atje për sot është paralajmëruar të mbahet protestë.

Dy rrugët për në veriun e Republikës mbesin edhe më tutje të pakalueshme për shkak të kamionëve të ndalur tërthor rrugës nga grupet kriminale serbe.

Barrikadat po ua pamundësojnë lirinë e lëvizjes vetë serbëve që jetojnë në atë pjesë, të cilët e pohojnë këtë vetëm prapa kamerave.

9 barrikada janë vendosur gjithsej, sulmet kundër ekipeve të medieve po vazhdojnë, sikurse po vazhdojnë edhe shpërthimet e kohëpaskohshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika