Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, ku po hetohet për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave.
Nëpërmjet një kumtese bëhet e dikur ky inspektim po bëhet në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.





