LAJME

Vazhdon aksioni anti-kontrabandë: Kapen katër të dyshuar, tre nga ta dërgohen në mbajtje

Vazhdon aksioni anti-kontrabandë: Kapen katër të dyshuar, tre nga ta dërgohen në mbajtje
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2021, 17:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se, si vazhdimësi e aksionit të nisur para dy ditësh, ka arritur të intervistojë katër nga të dyshuarit që ishin në kërkim policor për kontrabandë. Tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Siç ka njoftuar Policia të intervistuarit janë: Vehbi Hyseni, Muhamet Hyseni, Muhamet Vallqi dhe Agron Novaj. Prej tyre njëri është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

Para dy ditësh, Policia ndërmori një aksion në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë të Jugut dhe Veriut për kontrabandë të mallrave. Ishin arrestuar tetë persona ndërsa u shpallën në kërkim edhe dhjetë të dyshuar.

Në veri aksioni u përcoll me protesta të qytetarëve serbë që përfunduan me policë të lënduar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika