Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në një shtëpi, në rrugën “Bylbyldere”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në bazë të dëshmisë së pronarit të shtëpisë, hajnat kanë depërtuar brenda përmes dritares, në orët e mbrëmjes, me ç’rast kanë vjedhur para të gatshme, armë e fishekë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për 700 euro dhe një armë, në pronësi të djalit të ankuesit, i cili gjendet jashtë vendit.





