LAJME

Vazhdojnë të rriten derivatet, sot nafta 1.68€ e benzina 1.49€

Vazhdojnë të rriten derivatet, sot nafta 1.68€ e benzina 1.49€
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2026, 08:27

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditura çmimet e derivateve të naftës që do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës është rritur me një cent, duke arritur në 1.68 euro për litër. Edhe benzina ka shënuar rritje prej një centi dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, me një tavan prej 0.60 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orë.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika