Nga Kosova u nis për në Hagë, ndonëse nuk është e lejtuar që të i takoj ish-bashkëpartiakët e dikurshëm dhe bashkë-luftëtarët, Nait Hasanit arriti që të përcjell deklarimet para gjykatës të ish presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt e Hajredin Kuçit.
“Ne nuk kemi pasur mundësi të takohemi me ta drejtpërdrejtë sepse e kemi të ndaluar vizitat, por ne i përcollëm aty i takuam të tjerët që janë aty prezentë…Unë kam bërë kërkesa ata ma kanë refuzuar kërkesën edhe do të ju njoftojmë me një afat kohore, nuk më kanë njoftuar kam bërë kërkesë për Sali Mustafën, haxhi Shalën po ashtu të njëjtën ma kanë kthyer kështu që nuk ka ndonjë ndryshim njëherë”, ka thënë ish-pjesëtari i UÇK-së, Nait Hasani.
Tek i quan të padrejtat akuzat e reja ndaj Thaçit dhe të tjerëve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Hasani thotë se gjykata po bënë vazhdimisht shkelje të të drejtave të njeriut.
“Aty për çdo ditë shkelen të drejtat e njeriut unë njoftohem përmes familjarëve të tyre të cilët shkojnë në vizitë dhe ata tregojnë se janë masat shumë të rrepta një ndër masat është që bashkë me përkthyesit, gardianin bashkë me një person që rrinë në tavolinë aty edhe me incizim të vizitave edhe familjarëve kjo tregon se është një shkelje e jashtëzakonshme”, ka shtuar Hasani.
Në anën tjetër, nga Fondi për të Drejtën Humanitare tregojnë se në cilat raste gjykata mund të kufizojë apo të ndalojë vizitat për të akuzuarit.