LAJME

Vazhdojnë takimet e Kurtit e Osmanit edhe sot

Vazhdojnë takimet e Kurtit e Osmanit edhe sot
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2021, 07:26

Edhe gjatë ditës së sotme do të vijojnë takimet e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani me politikanët për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja.

Në mëngjesin e së mërkurës, Kurti e Osmani do të takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha.Takimi do të filloj nga ora 09:00 në ndërtesën e Kuvendit.

Kujtojmë se Kurti e Osmani të premten do të takohen me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika