Një përpjekje e re, e nënta me radhë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të bëhet nesër, pas dështimit të dështimit të përpjekjes së tetë të martën.
Kandidatja për kryekuvendare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni, por emri i saj pritet të jetë sërish i propozuar për këtë post.
Deri tash nga LVV-ja nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh. Gjithashtu, sinjale për ndryshim qëndrimesh nuk ka as nga partitë që nuk po pajtohen me emrin e Haxhiut, si e propozuar për kryekuvendare.





