Dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën në një aksident trafiku në Hungari janë varrosur të enjten. I ndjeri Kushtrim Hoxha, është varrosur në Petrovë të Prizrenit, derisa i ndjeri tjetër, Jetmir Rexhepi është varrosur në Celinë të Rahovecit.
Ceremonitë e varrimit janë zhvilluar me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe dashamirëve të familjes Hoxha, respektivisht familjes Rexhepi. Dy shtetasit e Republikës së Kosovës patën humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, që pat ndodhur javën e shkuar në Hungari.
Për shkak të procedurave të aplikuara nga autoritetet hungareze familjarët kanë mundur që t’i tërheqin trupat e dy shtetasve të Kosovës, Kushtrim Hoxha, 28 vjeçar nga Prizreni dhe bashkëshortit të motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeçar nga fshati Celinë – Komuna e Rahovecit, gjatë ditës së djeshme.





