Qytetarë të shumtë, po kryejnë vizita tek më të dashurit e tyre të cilët prehën të qetë në varrezat e qytetit të Prizrenit. Por, ata kanë një shqetësim të madh që për më shumë se dy vite, pasi për këtë vend të veçantë është ndërprerë furnizimi me ujë.
Ata detyrohen në forma të ndryshme që të sjellin ujë për të bërë pastrimin e varrezave, dhe janë shumë të mllefosur për gjendjen e krijuar si pasojë e mungesës së ujit. Lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve, ne kemi marrë edhe prononcimin e u.d të kryeshefit të KRU “ Hidroregjioni jugor”, Fadil Berisha, i cili na njoftoi se furnizimi me ujë është ndërprerë për shkak të dy kërkesave që na janë dërguar nga KRMM “Ekoregjioni” për shkyqje nga furnizimi me ujë i varrezave, gjë që kemi refuzuar herën e parë, pasi borxhi i akumuluar nga kjo kompani ndaj nesh është 17 mijë e 289 euro.
Lidhur me këtë deklaratë të u.d të kryeshefit të “ Hidroregjioni jugor”, kemi kontaktuar me drejtuesit e kompanisë “ Ekoregjioni”, por të cilët nuk gjetën kohë për të dhënë sqarime apo përgjigje lidhur me problemin në fjalë. E për këtë problem, qytetarët e mllefosur kërkojnë zgjidhje urgjente.
Në fund, kryeshefi në detyrë i KRU “ Hidroegjioni jugor”, Fadil Berisha, tha se nga dita e nesërme , me vendim të tij, do të ketë rikyqje të furnizimit me ujë për varrezat e qytetit për një periudhë të caktuar, pas kërkesave të shumta të qytetarëve që një gjë e tillë të bëhet me rastin e festës së Fitër Bajramit. E deri të gjendet ndonjë zgjidhje për këtë çështje, qytetarët me bidonë e kofa do të vijojnë të bartin ujë për të mirëmbajtur e pastruar varret e familjarëve të tyre.