Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se udhëheqësit e BE -së do të konfirmojnë angazhimin e tyre për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE në samitin e sotëm me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
“Prandaj, ne duhet të marrim përgjegjësi dhe të marrim vendime që çojnë në atë, që do të thotë hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e grupeve negociuese me Serbinë, përshpejtimin e punës me Bosnje Hercegovinën për t’u bërë një vend kandidat dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha Varhelyi në prag të samitit në Brdo pranë Kranj.





