LAJME

Varhelyi do ta vizitojë Beogradin javën e ardhshme, jo Borrelli

Varhelyi do ta vizitojë Beogradin javën e ardhshme, jo Borrelli
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2022, 17:12

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nuk do ta vizitojë Beogradin javën e ardhshme, pavarësisht se pati raportime për një gjë të tillë.

Këtë ia ka konfirmuar Klan Kosovës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Sipas tij, gjatë javës në vijim Beogradin do ta vizitojë komisionari Oliver Varhelyi.

“Josep Borrell nuk do të jetë në Beograd javën e ardhshme, as në Prishtinë. Është një vizitë e Komisionerit Varhelyi, i cili do të jetë në Beograd javën e ardhshme, të cilën e paralajmëroi delegacioni ynë në Beograd, por disa media ndoshta e ngatërruan dhe filluan të raportojnë për Borrell”, ka thënë ai në një përgjigje për klankosova.tv.

Kujtojmë se të mërkurën (23.11.2022) Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arritën marrëveshje sa i përket çështjes së targave në veri të Kosovës.

Kosova është pajtuar që të mos e praktikojë masën për shqiptimin e gjobave ndaj vozitësve me targa ilegale të lëshuara nga institucionet e Serbisë, kurse Serbia u pajtua që të mos prodhojë më targa për serbët në veri të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika