LAJME

Vapë sot, temperaurat deri 34 gradë Celsius

Vapë sot, temperaurat deri 34 gradë Celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2024, 08:58

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

IHMK bën thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit për shkak të rrezeve të forta të diellit.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika