Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Katar.
Ish-trajneri i Mançester Junajtid ka qenë kritik ndaj vendimit për të mbajtur Kupën e Botës në dimër, në vend të sezonit të zakonshëm veror.
“Ky botëror nuk është i mirë. Lojtarët e mi kanë luajtur të dielën”, tha Van Gaal, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se ky nuk është “momenti më i mirë” për Kupën e Botës dhe do të ishte më mirë t’u jepte lojtarëve “një ose dy javë” pushim ose përgatitje për një turne veror.
Megjithatë, ai thotë se objektet në bazën e tyre stërvitore nuk mund të ishin më të mira.