LAJME

Valë tjetër e nxehtësisë, maksimalja sot deri në 38 gradë

Valë tjetër e nxehtësisë, maksimalja sot deri në 38 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2024, 05:53

Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet për ditën e martë. Orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vranësirave të pakta lokale, por pa mundësi për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, e maksimalet arrijnë vlera prej 36C e 38C. Frynë erë e lehtë jugperëndimore 3-6m/s.

Vala e të nxehtit vetëm se përfshinë më shumë vendin ditëve në vijim, me maksimale deri në 37C e 38C ditën e mërkurë, lokalisht deri në 39C.

Nga dita e mërkurë, kryesisht orëve të pasdites duken si të mundshme zhvillime të rrebesheve dhe bubulimave në pjesë të vendit.

Më të shtrira në territor mund të jenë ditën e shtunë. Temperaturat gradualisht pritet të zbresin në 34C e 35C, deri ditën e shtunë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika