Kryetarja e KQZ-zë, Valdete Daka, është shprehur sërish se deklarata e Glauk Konjufcës ndaj saj ka qenë kërcënuese.
Valdete Daka: Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme

Ajo ka thënë se gjatë kësaj jave ka marrë kërcënime në forma të ndryshme.
“Kur e dëgjova deklaratën e zotit Konjufca edhe një herë u binda se është deklaratë kërcënuese. KQZ-ja prej se jam unë në krye të këtij institucioni ka çertifiku mijëra kandidatë ka bërë dhjetra zgjedhje dhe nuk ka ndodhur të kemi një debat të tillë. Ti drejtohesh një gjyqëtareje të Gjykatës Supreme dhe të thuash se jam pjesë e krimit të organizuar kjo është e rrezikshme. Kam kërcënime në forma të ndryshme në Facebook, ka një gjuhë të urrjetjes që po shihet ndaj meje. Këto janë pjesë e agjendave dhe më së lehti është t’i drejtohen një personi apolitik. Po të ishte në vendim tim një mashkull ndryshe do të ishte situata. Më ka ndodhur më herët edhe një kërcënim, nga një tjetër person që vjen nga ky subjekt politik” tha Daka në Presing.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

