Kryetarja e Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve Valdete Daka është infektuar me Covid-19.Daka po qëndron në izolim dhe nuk pritet ta kryesojë mbledhjen e KQZ-së që pritet të mbahet në ora 13:30.Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda KQZ-së.
KQZ-ja ka paralajmëruar mbeldhjen e radhës për ditën e sotme ku pritet të bëhet zëvendësimi i Vjosa Osmanit me një deputet tjetër.“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Do të bëhet zëvendësimi i deputetes në vend të Vjosa Osmanit”, tha Valmir Elezi për GazetaBlic.