LAJME

Valbon Krasniqi: Rreth 500 pacientë me Covid janë të shtrirë nëpër spitale

Valbon Krasniqi: Rreth 500 pacientë me Covid janë të shtrirë nëpër spitale
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2021, 08:56

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se numri i të shtrirëve në klinikat Covid këtyre ditëve është rreth 500 pacientë.Ai ka thënë se ka hapësira të mjaftueshme për t’u trajtuar pacientët.“Piku më i madh ishte gjatë muajit nëntor ku numri i të shtrirëve e kishte kaluar shifrën prej 1000 pacientëve”, ka thënë ai për KTV-në.

Ai tutje ka thënë se institucionet shëndetësore rekomandojnë që të ndalohen vizitat në klinikat ku janë duke u trajtuar pacientët për covid-19.Krasniqi ka thënë se me rënien e numrit të rasteve me COVID kanë filluar rikthimin e shërbimeve tjera.“Aktualisht në QKUK kemi kliniken e Pulmologjisë, Klinikën infektive, objektin e mjekësisë sportive dhe anesteziologjisë. Ne kemi pas dje 532 pacientë të shtrirë në nivel të vendit. Numri i të shtrirëve në klinikën infektive shkon nga 90 deri 100 në pacientë”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika