Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për kërkesat e pjesëmarrësve.
Në një postim në Facebook, Totaj ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve, duke thënë se marshi, sipas tij, dëshmoi edhe një herë mbështetjen e qytetarëve për historinë dhe luftën çlirimtare të Kosovës.
Ai ka theksuar se pjesëmarrësit kërkuan drejtësi dhe shprehën pritjen që drejtuesit e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, t’u bashkohen familjeve të tyre dhe Kosovës.
“UÇK-ja është e popullit dhe populli kërkon drejtësi!”, ka shkruar Totaj.
Në fund të reagimit, kryetari i Prizrenit ka përcjellë edhe një mesazh për drejtuesit e UÇK-së në Hagë, duke shkruar: “Heronj të lirisë, Kosova po ju pret! Liria ka emër dhe drejtësia do të triumfojë!”