VENDI

Valbon Krasniqi flet për variantin Delta të virusit korona

Valbon Krasniqi flet për variantin Delta të virusit korona
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Korrik 2021, 07:25

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi sonte deklaroi se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe departamentet përkatëse që merren me përcjelljen e situatës epidemiologjike kanë ndërmarrë masat me kohë që të mos përhapet varianti Delta në Kosovë.Krasniqi në RTV21 tregoi se pse varianti Delta po konsiderohet më i rrezikshëm.

“Për shkak se duket që ka aftësi më të madhe të përhapjes dhe eventualisht mund të jetë i ndërlidhur edhe me forma më të rënda të sëmundjes”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Ndryshe, më 29 qershor, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë paraqitur dy raste me variantin Delta të SARS-CoV-2.MSh ka njoftuar se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi dhe se izolimi i tyre ka përfunduar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika