Është vaksionuar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me vaksinën kundër Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur permes një fotografie të publikuar në Twitter. Ajo sot ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Në një postim në Twitter, von der Leyen nuk tregon cilën vaksinë e mori, por është shprehur se sa më shpejt të bëhet vaksinimi, aq më herët pandemia do të jetë nën kontroll.
“Pasi kaluam 100 milionë vaksinime në Bashkimin Europian, jam e lumtur që sot mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Vaksinimet do të vijojnë me ritëm më të shpejtë, ndërkohë që edhe dërgesat me dozat e nevojshme janë duke u rritur. Sa më shpejt të vaksinohemi aq më herët do të kemi në kontroll pandeminë”, ka shkruar presidentja e KE-së në Twitter.
After we passed 100 million vaccinations in the EU, I’m very glad I got my first shot of #COVID19 vaccine today.
Vaccinations will further gather pace, as deliveries are accelerating in the EU.
The swifter we vaccinate, the sooner we can control the pandemic. #StrongerTogether pic.twitter.com/ZmbjlmFOn4
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 15, 2021