Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është vaksinuar me vaksinën anti-Covid.
Këtë e ka konfirmuar vet ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Ajo gjithashtu ka ftuar që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë të gjithë punëtorët arsimorë.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Të hënën caktova terminin për vaksinim në https://ekosova.rks-gov.net/, pasi kjo u mundësua edhe për zyrtarët publik.
Dje pasdite u paraqita në kohën e caktuar, për të marrë dozën e parë të vaksinës. Organizimi ishte i shkëlqyer, rend dhe rregull, kujdes maksimal.
Pashë që disa qytetarë shprehnin shqetësim në lidhje me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Unë u vaksinova më dozën e parë të kësaj vaksine, aplikova online si gjithë tjerët, ndoqa procedurat dhe udhëzimet dhe mora vaksinën që ofrohej e që është e aprovuar nga OBSH.
Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore që të vaksinohen dhe të jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike, ashtu si dhe gjithë qytetarët tëmos kenë hezitime, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.
Falënderoj për punën e mirë, punëtorët shëndetësorë, Ministrinë e Shëndetësisë e vullnetarët në qendrat e vaksinimit.
Shëndet