Ka nisur zyrtarisht vaksinimi anti-Covid në Shqipëri. Ai ishte paraparë të fillonte nga ora 15:00.
Vaksinën anti-COVID e ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Nën moton ‘Shqipëria buzëqesh”, vaksinimi po realizohet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me qëllim shmangien egrumbullimeve dhe radhëve të gjata! Në të gjithë ambientin e stadiumit janë vendosur 60 postacione ku do të kryhet vaksina dhe puna do të vijojë për 8-10 orë në ditë.
Në total është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.