Home LAJME Vaksinimi mobil kundër Covid-19, kërkohet që të shtohen ekipet nëpër fshatra e lagje

Vaksinimi mobil kundër Covid-19, kërkohet që të shtohen ekipet nëpër fshatra e lagje

0
Vaksinimi mobil kundër Covid-19, kërkohet që të shtohen ekipet nëpër fshatra e lagje

Vaksinimi mobil kundër Covid-19 në Kosovë aktualisht është duke u praktikuar vetëm për personat e palëvizshëm.

Por, siç duket ekipet mobile do të shtohen edhe nëpër fshatra, shkruan FrontOnline.

Kjo në rast se Ministria e Shëndetësisë do t’i thotë po kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e ardhshëm ku do të diskutohet për masat e reja.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një prononcim për Front Online, ka deklaruar se kjo kërkesë do të bëhet pasi që është rrit numri i punonjësve shëndetësor.

“Tash kërkesë do të jetë që vaksinimi me u bë edhe me ekipe mobile edhe kjo do të diskutohet në takimin e radhës. Mbase është rrit numri i punonjësve shëndetësor edhe interesimi i popullatës është me u vaksinu është në nivel të lartë , atëherë është mirë me u organizu ekipet mobile me shku nëpër fshatra, nëpër lagje të ndryshme që fokusi mos të jetë vetëm në një qendër vaksinimi, por me shku ekipet te qytetari e jo me prit vetëm qytetari me prit me u vaksinua”, ka thënë Ibrahimi, për FrontOnline.

Ai ka shtuar se deri më tani të gjitha kërkesat që i kanë pasur ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, u janë plotësuar dhe shpreson që edhe kjo kërkesë të merret parasysh.

Kërkesa ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, do të kenë edhe nga Oda e Hotelerisë.

Ata do të kërkojnë heqjen e orës policore, zgjatjen e orarit të punës dhe lejimin e ahengjeve./FrontOnline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here