LAJME

Vaksina anticovid mund të vijë më shpejt se që ishte menduar

Vaksina anticovid mund të vijë më shpejt se që ishte menduar
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2020, 07:08

Vaksina anticovid mund të shpërndahet në Evropë duke nisur që nga mesi i muajit dhjetor.Lajmin e dha vetë shefi ekzekutiv i Biontech, pas njoftimit se vaksina e Pfizer dhe Biontech mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95% nga virusi Covid-19.

Ai theksoi se gjithçka varet edhe nga kërkesat që do të merren në lidhje me vaksinën.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Evropë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në Shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit.

Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja”, u shpreh Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i Biontech.Sakaq zyrtarët dhe kompanitë private janë të gatshëm t’i shpërndajnë vaksinat

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika