- Reklama -

Vaksina anti Covid: Këto janë kategoritë që përjashtohen nga vaksinimi

Në vende të ndryshme ka mbërritur dhe ka nisur injektimi i vaksinës anti-covid.

Papa Franccesku, madje, në një nga daljet e tij, bëri thirrje që të edhe të varfrit të vaksinohen.

- Reklama -

Por ka edhe disa kategori njerëzish, që përjashtohen nga bërja e vaksinës.

“Nga vaksinimi përjashtohen 3 kategori.Personat alergjikë, pasi kanë ndjeshmëri të shtuar ndaj përbërësve të vaksinës.Janë gratë shtatzëna, që janë grupe të cilat rrezikohen, u rrezikohet fetusi. Pandaj është gjykuar që ato, të mos e bëjnë vaksinën.”

Një grua pasi lind, duhet t’i nënshtrohet një konsulte të imtë, për t’u vendosur që ta bëjë ose jo vaksinën anti-covid.

Kategoria tjetër janë fëmijët, por jo se përjashtohen, por se fëmijët e kalojnë në një formë të lehtë Covidin, ndaj është gjykuar, që të mos e bëjnë vaksinën.

Në dimër krahas Covidit qarkullojnë edhe virozat e stinës. Mjekët kanë këto këshilla si për ata që e kaluan Covidin, edhe për ata që nuk janë prekur prej virusit.

“Sugjerojmë konsumim të lartë të frutave që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar. Të tilla si portokallet, mandarinat”.

“Këshillojmë një dietë ushqimore të rregullt, marrjen e vakteve të plota dhe në orare të caktuara.”

Për pacientët që e kaluan Covidin dhe kanë patur rënie në peshë, apo pafuqi, dobësi, lodhje, këputje, atëherë sugjerohet një shtim i masës së proteinave, si mish pule, mish i kuq etj.

Shumë pacientë tregojnë që kanë pasur humbje të oreksit nga Covidi, atëherë dieta për ta rimarrë veten duhet të jetë sa më e pasur./Top Channel

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Përhapja e gripit, rsv dhe norovirusi po rritet

Sezoni i dimrit këtë vit ka sjellë një valë...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Pas cilës moshë duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë lëkurës, flet dermatologia Krasniqi

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të...

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort