VENDI

Vaki kosovare, gjilanasi ia “hedhë” valles mbi veturë

Vaki kosovare, gjilanasi ia “hedhë” valles mbi veturë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2021, 17:36

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur sot në Gjilan rreth orës 15:00.

Një qytetar ka dërguar një video ku shihet se si një person vallëzon mbi një automjet, përderisa shihet se përkrah tij qarkullojnë automjete tjera.

Një veprim i tillë pengon mbarëvajtjen e komunikacionit dhe njëkohësisht personi i cili vallëzon mbi automjet rrezikon jetën e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika