Alpinistja Uta Ibrahimi ka fituar medaljen e artë në Kirgistan për ngjitjen në Majën Lenin e cila është 7,134 metra e lartë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook.
- Reklama -
“Kosova merr edhe një medalje të Artë, për herë të parë, por këtë herë në Kirgistan, për ngjitjen në Majën Lenin me 7134 metra … e faqet e mia, njifar ngrimje e djegje të vogël. Paramendojeni në secilën ngjitje me marr kaj medalje, mu kish thy qafa”.
Përndryshe, Ibrahimi në muajin prill ishte ngjitur në majën Annapurna me lartësi 8091m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal.
- Reklama -