LAJME

Ushtrisë së Kosovës do t’i shtohen snajperistë profesionistë

Ushtrisë së Kosovës do t’i shtohen snajperistë profesionistë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2023, 09:52

Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i shtohen operatorët snajperistë profesionistë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se komandot e Njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, po trajnohen në Jordani për operim me snajper.

Tutje, ai ka falënduar Jordaninën për mudnësinë e ofruar për trajnimin e komandove të FSK-së.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir. Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”- ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika