Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se janë duke bërë përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe 23” .
Mehaj theksoi se ky do të jetë testi i radhës për Ushtrinë e Kosovës në të cilin do të përgatiten kapacitetet luftarake.
“Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë”- ka shkruar Mehaj.





