Të premten në Babaj të Bokës në Gjakovë do të mbahet ushtrimi ushtarak “Defender-Europe 21’.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, përkatësisht presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe pjesëtarë të lartë të FSK-së.
Gjithashtu në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe atashe dhe ushtarak të lartë nga ushtria e SHBA-e.





