Një avion i Forcave Ajrore Gjermane me ndihma ushtarake ka mbërritur sot në aeroportin Kaunas në Lituani. Ky vendim vjen pas rritjes së frikës për një sulm të mundshëm rus në Ukrainë.
Një avion A400M që mbante rreth 70 trupa, nga 360 shtesë që Gjermania pritet të vendosë në Lituani në ditët në vijim zbarkoi në vend për të mbështetur forcat e NATO-s në zonë, tha një zëdhënës i Aleancës. Trupat përfshijnë forca ushtarake dhe mjekë nga e gjithë Gjermania ndërsa përforcimet pritet të mbërrijnë në fund të kësaj jave.





