- Reklama -

Ushtari turk ngjitet me eskavator për t’ia gjetur të moshuarës celularin, donte ta thërriste të birin

Një ushtar turk është ngjitur në kovën e një ekskavatori të shtunën për të kontrolluar një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti në Antakya, për të kërkuar një telefon që i përkiste një gruaje 75-vjeçare, e cila kishte frikë se djali i saj ka vdekur pas pesë ditësh pa kontakt, raportoi Reuters të dielën.

Gruaja e quajtur Mama Busra, u ka kërkuar punonjësve të ndihmës që të gjenin telefonin e saj në mënyrë që të tentojë ta kontaktojë djalin e saj në një park aty pranë ku janë ngritur tenda për ata që kanë mbetur të pastrehë për shkak të tërmetit shkatërrues.

- Reklama -

Duke iu përgjigjur lutjeve të saj, Murathan Adil, ushtar i operacioneve speciale që ka shkuar në qytetin jugor nga Ankaraja për të ndihmuar me shpëtimin, u ngrit në ballkonin e katit të dytë të mbetjeve të ndërtesës së saj.

Sapo Adili arriti në ballkon, një tjetër punonjës shpëtimi brenda i dha atij një çantë të kuqe që mbante gjësendet e Mama Busrës, përfshirë telefonin e saj, përpara se ekskavatori ta ulte përsëri poshtë.

Teksa ai ia dërgoi telefonin Mama Busrës, një person tjetër në park dëgjoi emrin e djalit të saj dhe tha se e njihte atë dhe se ai ishte gjallë dhe mirë.

Personi ka thirrur numrin e djalit në telefonin e tij pasi telefoni i të moshuarës kishte mbetur pa bateri, ndërsa djali u përgjigj.

“Sikur më dhanë botën”, tha Mama Busra për momentin kur dëgjoi zërin e të birit./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort