LAJME

Ushtari i FSK-së thotë se dha dorëheqje shkaku i rrogës së vogël

Ushtari i FSK-së thotë se dha dorëheqje shkaku i rrogës së vogël
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2022, 13:26

Kumanovë Shala, ka dhënë dorëheqje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shala tha për Klankosova.tv se u shtye që ta marrë këtë vendim pas tre vjetësh shkaku i pagës së vogël.

Ai theksoi se do të vazhdojë të jap kontributin e tij për vendin jashtë FSK-së.

“Më datën 14.11.2022, pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të fillojë një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, shkaku i pagës së vogël, por kjo nuk do të thotë se s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane”, tha Shala për Klankosova.tv

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika